KF Malisheva mposhtë Dukagjinin e Klinës

Në kuadër të javës së tretë të Ligës së Parë të grupi A në futboll, sot në Malishevë është zhvilluar ndeshja ndërmjet KF Malishevës dhe KF Dukagjinit nga Klina, ndeshje e cila përfundoi 5-2 në të mirë të vendasve.

Pas tri ndeshjeve të luajtura KF Dukagjini gjendet në vendin e pestë në tabelë me 4 pikë, ndërsa Malisheva është në vendin e dytë me 6 pikë.

Në ndeshjen e radhës Dukagjini do të luajë me liderin Onix, ndërsa Malisheva me A&N.