Fundjava vranët, reshje shiu e shkarkime rrufesh

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot kryesisht i vranët.

IHK njofton se vranësirat gjatë ditës parashihen të shoqërohen me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Instituti bën të ditur se për shkak të ndryshimeve të mëdha të situatës termike në troposferë ka mundësi që në disa zona këto reshje të jenë edhe në formë breshëri.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 16-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-33 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë dhe lokalisht e fortë.

Ndërkaq, të dielën do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Vranësirat në pjesën e parë të ditës, në viset e larta mund të sjellin ndonjë rigë të dobët.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-26 gradë Celsius. Do të fryjë erë  e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit.