Në 24 orë 70 aksidente, një me fatalitet e mbi 1700 gjoba trafiku

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shkaktuar 70 aksidente në tërë vendin, një nga to me fatalitet.

Kurse aksidente më të lënduar janë evidentuar 26 sosh, përderisa në 24 orëshin e fundit janë shqiptuar 1711 gjoba trafiku.