Një person vdes pasi rrotullohet me kamion në autostradën “Arbër Xhaferi”

Një person ka vdekur pasi është vetaksidentuar me kamion mëngjesin e sotëm në autostradën “Arbër Xhaferi”.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 09:45, në hyrje të fshatit Bibaj të Ferizajt.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar, Bajram Krasniqi – zëdhënës i Policisë së Kosovës.

“Në ora 09:45 policia është njoftuar për një aksident trafiku në autostradën ‘Arbër Xhaferi’ (hyrja në Bibaj). Në aksident është përfshirë një automjet (kamion) i cili është rrotulluar”, ka thënë Krasniqi.

“Në vendngjarje, pos policisë kanë dalë edhe zjarrfikësit, ndihma e shpejtë e ekipe tjera. Si pasojë e aksidentit, sipas ekipit emergjent mjekësor, një person është pa shenja jete”, ka shtuar ai.