Hidhet shorti për turneun ‘Rama – Domi’, takohen Dukagjini – Liria e Prishtina – Vëllaznimi   

Gjithçka gati për turneun përkujtimor “Rama – Domi” në futboll.

Pas shumë viteve rikthehet në skenë turneun për legjendat, Favzi Rama e Faton Domi, të cilët tragjikisht e humbën jetë me 22 nëntor të vitit 1987 në fshatin Volljakë të Klinës.

Rama e Domi, shumë vite luajtën në petkun e Prishtinës, në Ligën e Dytë e pastaj në Ligën e Parë ish Jugosllave (1983-1987).

Në vjeshtën e vitit 1987, Rama shkoi në Lirinë e Prizrenit e Domi në Vëllaznimin e Gjakovës.

Në ndeshjen që u zhvillua mes Lirisë dhe Vëllaznimit, e cila përfundoi me fitoren e prizrenasve (1:0) në kuadër të Ligës së dytë ish – jugosllave, grupi i Lindjes, Rama e Domi morën rrugë së bashku, që rezultoi me fatalitet, humbën jetën tragjikisht në komunikacion. 

Tre ditë më vonë (e mërkurë, viti 1987) zhvillohet ndeshjet në “Polud” të Splitit, mes Hajdukut dhe Prishtinës (3:1), në kuadër të Ligës së Parë të ish Jugosllavisë,  u mbajt një minutë heshtje për vdekjen tragjike të Ramës e Domit.  
Katër ekipet do të marrin pjesë në turne, tri që luajtën Rama (Prishtinë e Liri) e Domi (Prishtinë e Vëllaznim), ndërsa Dukagjini që ndodhi tragjedia në territorin e Klinës.

Sot është hedhur shorti për turneun “Rama – Domi”, në gjysmëfinale takohen Dukagjini – Liria e Prishtina – Vëllaznimi. Turneu mbahet në fundjavë përkatësisht me 21 nëntor në stadiumin “18 Qershori” në Klinë.

“Turneut planifikohet një ditor.  Hapja solemne e turneut bëhet në orën 11.00, kohë zgjatja e ndeshjes do të jetë 45 minuta, në rast barazimi direkt ekzekutohen penalltitë.

Turne e hap skuadra mikpritëse KF Dukagjini.

Pas përfundimit të turneut ndahet çmimet për lojtarin më të mirë, portierin më të mirë dhe normalisht skuadrën fituese”, njofton për gazetën “Bota sot”, Korab Desku, drejtor sportiv i KF Dukagjinit.

Merret vesh se nga organizatori është bërë një përgatitje speciale për këtë turne dhe rrallë herë shihet edhe në vendet e rajonit e më gjerë

Ndeshjet gjysmëfinale
Dukagjini – Liria
Prishtina – Vëllaznimi

Pas përfundimit të turneut ndahet çmimet për lojtarin më të mirë, portierin më të mirë dhe normalisht skuadrën fituese”, njofton Korab Desku, drejtor sportiv i KF Dukagjinit.Turneu mbahet në fundjavë përkatësisht me 21 nëntor në stadiumin “18 Qershori” në Klinë.