Parashikimi i motit për sot

Kryesisht me diell. Pasdite vransira kalimtare, me mundësi për riga lokale shiu përreth viseve malore.

Kështu parashihet të mbajë moti për ditën e sotme, njofton Prishtina Weather.

Temperaturat gradualisht në rritje, minimalet luhaten ndërmjet 13C e 16C, e maksimalet nga 28C deri në 33C.

Erërat frynë kryesisht nga veriu e verilindja, të lehta dhe mesatare 4-9m/s, me hove edhe deri në 12 e 13m/s ditën e hënë dhe të martë. Shtypja atmosferike luhatet përreth vlerave normale.