1 milion euro për infrastrukturën në Klinë, Arban Abrasbi nënshkruan memorandum me Besim Hotin

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Arban Abrashi përmes një postimi në FB ka bërë të ditur se afër 1 milion euro janë ndarë nga buxheti i Kosovës për infrastrukturën në Klinë.
Këtë memorandum, ai e ka nënshkruar me nënkryetarin e kësaj komune, Besim Hoti.
Ky është postimi i plotë:

Afër 1 milion euro për infrastrukturën e Klinës
Me nënkryetarin e Klinës, Besim Hoti, nënshkruam memorandum për katër projekte të reja, që do t’i financojë Ministria e Infrastrukturë.
Ndërtimi i rrugës Klinë–Dresnik–Dollc, ndërtimi i rrugës Ranoc–Leskoc-Zllakuqan, asfaltimi i rrugëve në fshatrat Jagodë, Budisalc dhe Bërvokë dhe asfaltimi i rrugës Aqarevë – Siqevë. Vazhdojmë me punë për shtetin