Fshatrat e Klinës në mbështetje të Shkelqim Millakut dhe Agron Bacajt

Dy kandidatët për deputet të AAK-së, Shkelqim Millaku dhe Agron Bacaj takuan sot banorët e fshatrave Grabanicë, Ujmirë, Jashanicë dhe Qupevë.

Ata shpalosën programin e Aleancës për ruajtje të sovranitetit shtetëror, arsim, shëndetësi, siguri e shtet ligjor.

Ky është postimi i degës së AAK-së në Klinë:

Aleanca dhe kandidatët tonë nga Klina po marrin mbështetje të madhe në çdo fshat e lagje për zgjedhjet e 14 Shkurtit.

Faleminderit secilit për përkrahjen. Do të jemi bashkë në çdo sfidë, edhe pas datës 14 sikurse gjatë këtyre tri viteve të qeverisjes time, ku qytetarëve nuk iu ka munguar përkujdesja nga institucionet lokale.

Me 14 shkurt votoni për:
AAK – 135
1 Ramush Haradinaj
33 Agron Bacaj
54 Shkelqim Millaku
#ForcaeKosovës

SHARE