Filloi gjykimi për krime lufte për masakrën e Dubravës

Ka nisur seanca fillestare në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ndaj të dyshuarit Gavrilo Milosavljeviq, i akuzuar për krime luftë për Masakrën e Dubravës.

Gjyqtari në këtë rast është Vesel Ismajli, ndërsa prokurori Speacial Ilir Morina nga Departamenti i Krimeve të Luftës.

Gjatë kohës së luftës në Kosovë në Burgun e Dubravës në cilësinë si zyrtar i këtij burgu, Milosavljeviq ka shkelur rregullat ndërkombëtare, duke aplikuar masat represive, vrasje maltretim, të burgosurve civil të nacionalitetit shqiptar, raporton RTKlive.

Ndryshe më datë 22.05 99 në burgun e Dubravës forcat serbe, ku bënte pjesë edhe i pandehuri bënë vrasje, mbi 1000 mijë shqiptar u urdhëruar të dalin nga qelitë dhe të dalin në fushën sportive, i urdhëruan të dalin më rrallë me arsyetimin që do t’i transfeforin në një vend më të sigurt për t’i mbrojtur nga bombardimet e NATO-s.

Nga roja e njohur si ‘Kalaula’ dhe muret e burgut i sulmuan me kallashnikov etj, nga mbrapa murit me granata dore. Forcat serbe që mbanin maska, shkuan pas tyre duke i gjuajtur me armë dhe granata.

Operacioni mbaroi me 24 maj 1999 kur u transferuan në Lipjan. Nga ky operacion 109 të burgosur u vranë.