U mbajt trajnimi i parë mbi fushatën për mbrojtjen e mjedisit dhe avokimin publik në rajonin ndërkufitar ndërmejt Shqipërisë dhe Kosovës

29.06.2021 – Has, Shqipëri

U mbajt trajnimi i parë për zhvillimin e kapaciteteve me një fokus të veçantë në fushatën e mbrojtjes së mjedisit dhe në përputhje me parimet e ekonomisë së gjelbër dhe qëndrueshmërisë me palët e lokale të interesit. Objektivi kryesor i trajnimit të parë ishte ngritja e kapaciteteve dhe ndërgjegjësimit për zhvillimin e një angazhimi të suksesshëm publik, rritja e avokimit dhe fushata e suksesshme për mbrojtjen e vlerave natyrore të mjedisit ndërkufitar në Shqipëri dhe Kosovë.

Trajnimi për fushatën e mbrojtjes së mjedisit dhe avokimin publik mblodhi së bashku anëtarët e njësive të qeverisjes vendore, OJQ-të nga rajoni ndërkufitar, përfaqësuesit e medias lokale, mbajtësit e bizneseve të vogla, fermerët etj të cilët u angazhuan në trajnim dhe në punë në grupe për të analizuar çështjet e përbashkëta dhe zgjidhjen e tyre përmes parimeve të avokimit publik të cilat u prezantuan gjatë sesionit të trajnimit.

Qëllimi i trajnimit në avokim dhe ngritja e kapaciteteve për anëtarët më aktivë të rajonit ndërkufitar, ndikimi i sjelljes së njerëzve përmes komunikimit janë shtylla të rëndësishme me efekte shumëzuese. Përdorimi i katalizatorëve lokalë që përfaqësojnë anëtarët më aktivë si krijues të ndryshimeve, kontribuojnë më së shumti në zgjidhjen e çështjeve të ngutshme mjedisore që janë problematike për komunitetet lokale.

U diskutua gjithashtu për identifikimin e problemeve të përbashkëta ndërkufitare dhe problemet e përbashkëta, identifikimin e çështjeve kryesore dhe analizën e këtyre çështjeve, ndarjen e tyre dhe gjetjen e zgjidhjeve të qëndrueshme. Më tej, ndryshimi i sjelljeve të njerëzve ndaj mjedisit, ndërtimi i besimit, bashkëpunimi dhe koordinimi i palëve të interesuara janë elementët kryesorë në mënyrë që të arrihen efekte afatgjata për fushatën e mbrojtjes së mjedisit për ndikimin pozitiv mjedisor dhe ndryshimin e qëndrueshëm.

Ky trajnim është realizuar në kuadër të Bashkimit Evropian – Projekti ndërkufitar i financuar nga IPA II “KAPËRCIMI I GJELBËR – drejt ekonomive lokale të gjelbra me investime të mençura”. Një projekt i implementuar nga Balkan Green Foundation në Kosovë dhe EDEN Center në Shqipëri me partnerët e saj lokal Komuna e Klinës dhe Komuna e Hasit.