30 vjet nga viti i madh i bashkimit të popullit shqiptar në Lëvizjen Gjithpopullore të Pajtimit të Gjaqeve…!

Nga: znj. Shukrie Rexha

1990-2020
30 vjet nga viti i madh i bashkimit të popullit shqiptar në Lëvizjen Gjithpopullore të Pajtimit të Gjaqeve…!
Për herë të parë në histori, gra e burra, të rinjë e pleqë, intelektualë e fshatarë të udhëhequr nga atdhetari, Profesor Anton Çetta, duke udhëtuar pa u ndalur, kishin vendosur që këtë farë të egër të gjakmarrjes, t’a çrrënjosin nga trjojet dhe plumbat e armët e mbushura të përgaditen për armikun.
Odat u shndërruan në celula të ndërgjegjësimit e mobilizimit…! Ish të burgosurit politikë, intelektualët, studentët në këto tubime gjithpopullore, hedhnin farën e bashkimit dhe çlirimit kombëtar.
Çdo tubim pajtimi ishte akt në vete. Ishte gjëmë, plagë, mobilizim, thirrje, bashkim…! Ishte teatër, e aktorë ishin një armatë njerëzish të të gjitha gjeneratave e të të gjitha profesioneve! Në ofshama, qeshje e lotë, bëhej betimi…! Kishte vetëm një premierë dhe ishte aq e magjishme!

Nëna Sabile e lagjes sime në Prishtinë, fali gjakun e dy djemve…! E përqafova me shumë dashuri e respekt dhe sot pas 30 vjetësh e ndjejë dhimbjen dhe ngrohtësinë e saj…!
Haxhi Gashi fali 4 gjaqe…! Edhe ai, edhe ajo FALËN!
Ja falën gjakun e më të dashurve të tyre, rinisë dhe popullit shqiptar për të dëshmuar gadishmërinë e mobilizimit të përgjithshëm…!
Urtësi, atdhedashuri, moral, unitet këmbëngulësi e njerëzi kishte në fjalët e pajtimtarëve…! Jehona nga tubimet e pajtimit dëgjohet edhe sot…!
Kopshti i Pajtimit, Fusha e Pajtimit, Kodra e Pajtimit, Kodra e Trimave, Pajtim e Pajtime…, emërtime që i bëri Lëvizja Gjithpopullore e Pajtimit të Gjaqeve!

Sa shumë kujtime…! Edhe pas 30 vjetësh – të freskëta si sot!