Falja e gjaqeve “Te Verrat e Llukes” (VIDEO)

Falja e gjaqeve “Te Verrat e Llukes”
Tubim i përmasave epike, konsiderohet si tubimi më i madh shqiptar i të gjitha kohërave, ku rreth 500 mijë shqiptarë bashkohen në fushën e pajtimit. Vlenë të përmendet se kjo ishte një nga periudhat kur vetëdija kombëtare ishte në nivelin më të lartë. Fushata e pajtimit të gjaqeve ishte një nga nismat më patriotike, që rezultoi me 1800 gjaqe të falura, dhe rreth 30 mijë ngatërresa të pajtuara. Mirënjohje të përjetshme për të gjitha ata që morën këtë nismë-studentët, dhe ata që drejtuan-plaku i urtë Anton Qeta, Zekeria Cana, dhe gjithë të tjerët.