Ambasada amerikane i dhuron 8 ambulanca FSK-së

Zyra e Ambasadës amerikane për Bashkëpunim në fushën e Mbrojtjes ka njoftuar se ia ka dhuruar 8 ambulanca Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Sipas njoftimit të Ambasadës kjo ka ndodhur gjatë muajit të kaluar.

Po ashtu, ata janë shprehur krenarë që po mbështesin modernizimin e automjeteve të FSK-së.

“SHBA është krenare të mbështesë modernizimin e flotës së automjeteve të FSK-së”, thuhet në njoftimin e Ambasadës në Facebook.

SHARE