Aksident në mes tre automjeteve në Pejë

Një aksident mes tre automjeteve ka ndodhur në mbrëmje, në qendër të Pejës, saktësisht tek semaforët, pranë Hotelit ‘Gold’.

Nga vendi i ngjarjes raportohet për të lënduar, të cilët janë bartur me autoambulancë për trajtim spitalor. Policia ka dalur në vendin e ngjarjes, ndërsa nuk dihen shkaqet që kanë çuar tek ky aksident.

Gjatë ditës, Policia Rajonale e Pejës, nëpërmjet zv/Drejtorit të saj Veton Elshani, ka apeluar tek ngasësit për kujdes të shtuar në trafik për shkak të rëndimit të kushteve atmosferike.