Figura politike e bashkëluftëtarë ja dhanë sot lamtumirën e fundit veteranit të UÇK-së nga Ujmiri, Vehbi Shala

Sot ju dha lamtumira e fundit Vehbi Shalës, ish – kryetar i fshatit Ujmir dhe veteran i UÇK-së, gjithashtu për 46 vjet punëtor i hekurudhës,shkruna Klian info.

Në varrim morën pjesë qytetarë figura publike të çështjes kombëtare si dhe bashkëluftëtarë.

Gjithashtu i pranishëm ishte Beslim Zogaj deputet i Kosovës, ndër themeluesit e UÇK-së, ish i burgosur politik e drejtor i agjencionit.

Për të ja dhënë lamtumirën e fundit mikut të tij ishte dhe Hajdin Balaj, kryetar i OVL UÇK-së, Dega në Klinë.

Vehbi Shala, ishte ushtar i UÇK-së në Brigadën 113 “Mujë Krasniqi”./Klina info/