Fadil Gashi me nipin e tij vendosin lule mbi varrin e heroit, Abedin Merlaku

Kryetari i Kuvendit Komunal në Klinë, Fadil Gashi përmes një postimi në FB ka bërë një shkrim emocionues.

Ai ka publikuar disa fotografi te varrezat e dëshmorëve, ku shihet me nipin e tij duke vendosur lule, derisa kujtojnë dëshmorin Abedin Merlakun, gjithashtu nip i Gashit.

“Sot e përgjithmonë të gjithë brezat do të ju përkujtojnë Ty nipi jonë dhe të gjithë dëshmorët dhe martirët e LIRISË.
L A V D I !”, shkruan Gashi.

Ndryshe, Abedin Merlaku u vra me 31 mars të vitit 1999 në luftime në Sferkë. Gjatë luftës ai ishte edhe ushtar i Fadil Gashit.