Moti sot me shi

Mot me vranësira dhe shi do të mbajë gjatë së dieles në Kosovë.

Kështu bën të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, permes një njoftimi për media.

Sipas IHMK-së temperaturat pritet të shkojnë deri në 22 gradë Celsius.

Në njoftim thuhet se do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i veriperëndimit dhe verilindjes me shpejtësi 1 deri në 4 m/s.

“Do të mbajë mot i ndryshueshëm, me vranësira dhe reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-22 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i veriperëndimit dhe verilindjes me shpejtësi 1-4 m/s”.

SHARE