Mehaj: Janë zotuar 50 milionë euro për armatim e janë rekrutuar 1 mijë e 240 ushtarë

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë të ditur se brenda kësaj periudhe qeverisëse janë zotuar mbi 50 milionë euro blerje armatim.

Ai, tutje tha se për një vit e gjysmë janë rekrutuar 1 mijë e 240 ushtarë të rinj e shpejt do të hapet konkursi edhe për 612 të tjerë aktiv e 367 rezervistë.

“Kjo nuk ka ndodhur në asnjë qeverisje tjetër. Këtë vit, deri më tani kemi zotuar 28.6% të buxhetit për blerje. Kjo përqindje do të dyfishohet brenda javëve të ardhshme, kur do të përmbyllen blerjet që janë në proces”, është shprehur Mehaj,

Më tej, i pari i Mbrojtjes tha se vitin e kaluar dikasteri të cilin ai e udhëheq ka shpenzuar 96 për qind të buxhetit, që sipas tij, është për qindja më e lartë e shpenzimit të buxhetit ndonjëherë.

SHARE