Ambasada e Kosovës në Itali: Kosovarët që hyjnë në këtë shtet do të izolohen 10 ditë

Ambasada e Kosovës në Itali ka njoftuar se shtetasit kosovarë që udhëtojnë për atje, duhet të izolohen për 10 ditë, shkruan Gazeta Sinjali.

Përmes kësaj komunikate ambasada atje u ka bërë thirrje të gjithë kosovarëve që të respektojnë masat e protokollet parandaluese antiCOVID nga Qeveria e Italisë.

Në kuadër të këtyre kufizimeve për të fluturuar drejt Italisë, kosovarët duhet të paraqesin dëshmi që janë negativ me COVID-19, si dhe paraqitjen e testit negativ jo më të vjetër se 48 orë.