Zhduket një e mitur në Kliqinë të Pejës

Policia e Kosovës ka njoftuar se një e mitur nga Kliqina e Pejës është raportuar e zhdukur.

Rasti në polici është raportuar nga babai i saj. Ai ka thënë se ajo ka dalë nga shtëpia të hënën në mbrëmje dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj.

“Fsh. Kliqinë, Pejë 18.09.2023-21:50. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se vajza e tij e mitur ka dalë nga shtëpia dhe dihet vendndodhja e saj. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin e Policisë.