Kosova e Spanja luajnë për tri pikë të plota për “Katar 2022” në mes polemikave politike

Kombëtarja e Spanjës, këtë të mërkure do ta luaj ndeshjen e dytë përballë Kombëtares së Kosovës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Por, mediet spanjolle ashtu sikur edhe Federata Spanjolle e Futbollit nuk i referohen Kosovës si Republikë, pasi që Spanja është një nga pesë vendet e vetme në Evropë se bashke me Sllovakinë, Greqinë, Rumaninë dhe Qipron që nuk e njohin Kosovën si shtet, ndërsa është i vetmi vend në Bashkimin Evropian që nuk pranon pasaportën kosovare për të marrë vizën për ‘zonën Shengen’.

Ndërsa, në ndeshjen e parë të luajtur në Sevilla më 31 mars, pati ndodhur një fërkim politik në mes Federatës Spanjolle të Futbollit dhe Federatës së Kosovës të Futbollit, ku spanjollët patën refuzuar që t’i referohen Kosovës si shtet, ndërsa himnit iu patën referuar vetëm si “muzikë e dhuruar nga territori i Kosovës”, njofton Klankosova.tv.

Kurse, Federata e Kosovës së Futbollit, patën refuzuar që të dalin në fushën e gjelbër për ta nisur ndeshjen në rast se Kosova nuk do të trajtohet e barabartë me të gjitha vendet e pavarura.

Kujtojmë se “Dardanët” do të luajnë sonte përballë Spanjës në Stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, nga ora 20:45.

Por, sipas medieve spanjolle, ka një arsye se pse Spanja nuk e njeh Kosovën. Sipas tyre, pavarësia e Kosovës po mohohet kryesisht nga frika në atë që, nëse njihet, mund t’i japë krahë lëvizjes së pavarësisë baske e mbi të gjitha katalanasve që të ndahen në mënyrë të njëanshme.