Grabitje me armë në një dyqan në Mitrovicë, hajni merr mbi 700 euro

Një person i ka panjohur ka kryer grabitje me armë dje në një market në Mitrovicë Jug.

Rastin në polici e kanë raportuar viktimat, punëtorë të dyqanit.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Ferat Dragaj”, rreth orës 20:55.

“Tre viktima, dy meshkuj dhe një femër kosovarë, derisa kanë qenë duke punuar në market, një person i panjohur nën kërcënimin e armës u ka grabitur një shumë parash prej 781.20€ dhe është larguar në drejtim të panjohur” thuhet në njoftimin policor.

Viktimat dhe dy deshmitarë janë intervistuar nga ana e policisë, teksa akoma nuk raportohet për ndonjë të arrestuar lidhur me rastin.