Etem Arifi gënjeu KQZ-në duke thënë se s’ishte i dënuar, e kaluara e tij s’u verifikua fare

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, është thirrur sërish në një vendim të Gjykatës Supreme, kur është pyetur nga gjyqtarët e Kushtetueses për certifikimin e Etem Arifit, ani pse ky i fundit ishte i dënuar me një vendim të gjykatës.

Ajo tha se më 2017-tën janë decertifikuar mbi 70 kandidatë për deputetë, mirëpo që ky vendim është kthyer prapa nga Supremja.

“Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme e parandalon që një person i dënuar të kandidojë për deputet. Fatkeqësisht aktgjykimi i Supremes ka qenë i obligueshëm.

Në 2017-tën i kemi decirtifiku më 80 se deputetë. Supremja na obliguar që t’i kthejmë në listat e kandidatëve. Unë e di që pranë Kushtetueses është edhe një kërkesë për këtë vendim të Supremes.

Deri sa të kemi një vendim të tillë s’mund t’i ndalojmë ata persona që janë të dënuar të kandidojnë për deputetë. Supremja decidivisht thotë se urdhërohet KQZ t’i certifikojë ata persona. Ne do të veprojmë edhe më tutje në bazë të këtij viti”, tha Daka.

Ajo u pyet se a u pyet se vendimi i Supremes a përbënte bazë ligjore individuale apo të përgjithësuar.“Në këtë rast, situata ka qenë e njëjtë për të gjithë. Të gjithë ata që kanë figuru kanë pasë një aktvendim të plotfuqishëm, dhe Supremja të gjithë i ka certifiku. Supremja flet për rastin e rastit Zafir Berisha, mirëpo rasti ka qenë i njëjtë për të gjithë deputetët”, tha ajo.

Ajo tutje është pyetur që të qartësojë qëndrimin e saj, se në rastin e Arifit a ka ndodhur certifikimi për shkak të vendimit të Supremes, apo se KQZ s’ka qenë në dijeni për vendimin e gjykatës për deputetin në fjalë.“Kandidatët kur kandidojnë plotësojnë një formular ku nënshkrujnë se të gjitha deklaratat janë të sakta.

Ata obligohen të deklarojnë se plotësojnë të gjitha kushtet e parapara me nenin 29, që parasheh që ai mos të jetë i dënuar. KQZ nuk ka obligim që të verifikojë, por thjesht udhëhiqet me formularin që e plotëson një kandidat, dhe plotëson të gjitha kriteret. Më 2017-tën është kërkuar me vet-iniciativë që të merr listën për kandidatët.

Ne kemi pasë reagime nga shumë njerëz, dhe nga opinioni publik ku na është thënë se në mesin e kandidatëve ka persona të dënuar. Ne jemi detyruar të kërkojmë nga KGJK aktgjykimet për të gjithë kandidatët që kanë aplikuar”, u përgjigj Daka.Ajo tha se KQZ nuk ka qenë e informuar për dënimin, pasi që në formular Etem Arifi kishte thënë se plotëson kriteret për kandidim.