Esat Raci vazhdon shpalosjen e programit qeverisës, rëndësi e veçantë edhe industria bujqësore

Kandidati për kryetar të Klinës nga PDK, Esat Raci po vazhdon shpalosjen e programit qeverisës edhe përmes rrjetit social FB.

Raci së fundmi ka treguar se rëndësi të veçantë do t’i kushtojnë edhe industrisë bujqësore.

Ky është postimi i Racit:

Industria bujqësore është një nga burimet më të mëdha të punësimit në shumë fusha. Investimi dhe angazhimi në bujqësi ndihmon në uljen e nivelit të larta të papunësisë. Kur bëhet fjalë për zvogëlimin e varfërisë, dëshmitë tregojnë se përqendrimi në bujqësi është dukshëm më efektiv sesa investimi në fusha të tjera. Prandaj, rritja e buxhetit dhe përqendrimi ynë në këtë sektor do të jetë maksimal.