Edhe hoxha merr pjesë në shugurimin e Kishës në Gllogjan

Sot në Gllogjan të Pejës u bë shugurimi i Kishës së re “Shën Ndou”, ku i pranishëm ishte edhe një hoxhë.

Toleranca fetare është shtylla më e fortë e kombit shqiptar, pasi në paqe e dashuri vëllazërore bashkëjetojnë myslimanët, krishterët, ortodoksët dhe bektashitë.

Kjo është dëshmuar edhe sot me rastin e shugurimit të Kishës së re “Shën Ndou” në Gllogjan, kur përveç shqiptarëve të besimit katolik morën pjesë edhe shumë shqiptarë të besimit islam, e ndër ta edhe një hoxhë