14 – vjeçi që u dërgua pa shenja jete në QKMF në Malishevë ishte futbollist

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Malishevë, ku një fëmijë i moshës 14-vjeçare është dërguar pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare.

I ndjeri ishte futbollisti Qazim Shijaku nga fshati Temeqin.

Ndryshe, nuk dihen ende shkaqet e vdekjes, teksa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti është cilësuar ‘Hetim i vdekjes’.