10 persona arrestohen në Malishevë, u rrahën mes vete

Janë arrestuar 10 meshkuj, të cilët dyshohet se pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete në Malishevë.

Sipas policisë, disa prej tyre kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

“Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë