Dy kosovarë kapen me dokumente të falsifikuara në Slloveni

Njëri prej tyre, me një letërnjoftim të tillë të falsifikuar kroat kishte arritur të merrte edhe leje qëndrimi dhe të punonte në Slloveni

Gjatë kontrollit rutinor të koronës në një dyqan në Fohnsdorf, një kosovar 26-vjeçar u zbulua me një letërnjoftim të falsifikuar kroat.

Kontrolluesve në dyqan ai u ka paraqitur një pasaportë kosovare dhe një letërnjoftim kroat, transmeton albinfo.ch. Pas një kontrolli më të afërt, karta e identitetit rezultoi të jetë falsifikim total.

Gjatë marrjes në pyetje, ai ka deklaruar se dokumentin e falsifikuar e kishte blerë në Slloveni për të fituar qëndrim të ligjshëm dhe qasje në tregun austriak të punës. Atij ju sekuestrua letërnjoftimi fals.

26-vjeçari u denoncua në prokurorinë Leoben dhe u kërkua nga ai të largohej menjëherë nga vendi, shkruan heute.at.

Personi tjetër që banonte me të, një 25 vjeçar po ashtu nga Kosova, mësohet se me një letërnjoftim të tillë kroat kishte arritur të merrte edhe leje qëndrimi.

Me këtë ai është regjistruar edhe si shtetas kroat në Zeltweg dhe ka siguruar një vizë qëndrimi. Megjithatë, i dyshuari i dytë nuk mund të merrej më në pyetje; sipas punëdhënësit të tij, ai tashmë ishte larguar nga Austria.

Ndaj tij është ngritur po ashtu padia.