Ky është pronari i kafiterisë në Malishevë që rrahu kamarierin

Një 50-vjeçar në Malishevë, pronar i një “shisha bari” ka rrahur dje një punëtor të tij.

Rasti ka ndodhur dje në rrugën “Ibrahim Mazreku” në Malishevë, ku pronari i lokalit “Oriental”, e rrahu kamarerin që punonte për të.

Si pasojë, viktima pësoi lëndime të lehta trupore ndërkaq Gazeta Sinjali, mëson se pronari i shisha barit “Oriental”, i cili u arrestua për rrahjen e punëtorit është Hafir Mazreku, 50-vjeçar.

Derisa punëtori i tij, si pasojë e lëndimeve u trajtua në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Malishevë, Mazreku është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Ai ngarkohet me veprën “Lëndim i lehtë trupor”.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.