E patolerueshme, më pak se një litër vaji po shitet 3 euro e gjysmë!

Indeks Online Logo
Zgjidh gjuhën
sq Albanian

E patolerueshme, më pak se një litër vaji po shitet 3 euro e gjysmë!
Viber IconINDEKSONLINEE Enjte, 10 Mars 2022 11:01
Disa markete në Kosovë vazhdojnë të keqpërdorin situatën në vend me rritje të çmimeve. Panika e krijuar panevojë po shtyen marketet që të ngrisin çmimet me vlera enorme.

Në disa markete të Prishtinë 900 mililitra vaj po shiten plot 3 euro e gjysmë.

Në një konferencë për media, dje kryeministri Kurti ka konfirmuar se disa markete po keqpërdorin situatën duke bërë çmime të larta të produkteve pa asnjë shkak të këtyre rritjeve.

Kurti sot do të vizitoj nga fabrikë të vajit në Gjilan ku pritet të sjellë detaje të reja për situatën me furnizim të këtij produkti në vend.