Llapi shpallet kampion i Kupës së Kosovës, pasi që e mposhti Dukagjinin përmes penaltive

KF Llapi dhe KF Dukagjini luajtën përballë njëra tjetrës në finalen e Kupës së Kosovës ,

Llapi u shpall kampion i Kupës së Kosovës për sezonin 2020/21, pas fitores në penalti me rezultat 4-3 ndaj Dukagjinit.

Përballja e shumë pritur në 90-të minuta përfundoi pa gola, mirëpo në  vazhdime u shënuan dy gola, nga një për secilën skuadër, duke e bërë finalen më dramatike.

Altin Merlaku realizoi golin në minutën e 113-të për skuadrën që bën pjesë në Ligën e Parë.

Drama nuk përfundoi me atë goli, pasi “legjendat” barazuan në minutën e 120-të me golin e Elvis Prençit.

Pas penaltive skuadra e Llapit shpallet kampion i Kupës së Kosovës duke i arritur objektivat e klubit për këtë sezon, që ta dal në Evropë, ta paktën prej Kupës.