Memli Krasniqi zgjidhet kryetar i ri i PDK-së

Memli Krasniqi është zgjedhur para pak minutash kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës. Ai ka qenë kandidati i vetëm për këtë pozitë.

Krasniqi ka marrë besimin e delegatëve për të udhëhequr me PDK-në.

Biografia e Krasniqit:

Krasniqi u lind në Mitrovicë më 25 janar 1980, ku edhe e kreu shkollën fillore.

Shkollimin e mesëm ai e kreu në gjimnazin “Xhevdet Doda”,  në Prishtinë, ndërsa studimet për Shkenca Politike dhe Administratë Publike në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës. Magjistraturën, Krasniqi e kreu në Marrëdhënie Ndërkombëtare në Shkollën Londineze për Ekonomi dhe Shkenca Politike (LSE).

Në vitet 1999 – 2000 ka punuar si gazetar për agjencinë amerikane të lajmeve Associated Press, ndërsa në vitin 2002 ka qenë Drejtor për Marrëdhënie me Publikun në Qendrën e Telemjekësisë së Kosovës.

Për shumë vite ai është marrë me muzikë dhe ka punuar në projekte të ndryshme muzikore, kryesisht si tekst-shkrues dhe si anëtar i grupit “Ritmi i Rrugës”.

Rrugëtimin politik e ka filluar nga viti 2004