Kongresisti i shkruan Bidenit: Ka ardhur koha që Kosova të hyjë në NATO

“Ka ardhur koha që Kosova të pranohet në NATO”.

Këtë kërkesë e pati kongresisti Ritchie Torres në letrën drejtuar Bidenit dhe Sekretarit Antony Blinken, transmeton IndeksOnline.

Ai në një artikull në Nypost ka thënë se Kosova është aleat i mirë i Kosovës dhe duhet t’i bashkohet NATO-s për të kundërshtuar ndikimin rus në rajon.

“Më 27 shkurt, ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, bëri thirrje për ‘pranim të përshpejtuar në NATO’. Për më shumë, më 3 mars, Parlamenti i Kosovës miratoi një rezolutë që i kërkon Qeverisë të nisë negocimin për pranim në NATO. S’mund të pajtoheshim më shumë me këto veprime”, ka shkruar në letrën e tij Torres. “Përderisa Rusia vazhdon të sillet si akter irracional dhe Serbia po i forcon raportet me Rusinë, është kyçe që të ndihmojmë aleatin tonë, Kosovën, t’i bashkohet NATO-s. Me zhvillimet e shpejta të situatës së sigurisë në Evropë, duhet të qëndrojmë me aleatin tonë”.

Torres ka shkruar në Tëitter se SHBA-ja s’ka aleat më të mirë se Kosovën në Evropën juglindore.

“Shtetet e Bashkuara nuk kanë aleat më të madh në Evropën Juglindore se Kosova, e cila ishte ndër vendet e para që pranoi refugjatët afganë”, shkroi ai./