Dardanët kanë një mesazh shumë të rëndësishëm për dy ndeshjet miqësore që Kosova i zhvillon në muajin mars

Kombëtarja e Kosovës në futboll gjatë muajit mars do ti zhvilloj dy ndeshje të karakterit miqësor.

‘Dardanët’ fillimisht me 24 mars do ta presin Burkina Fason në Prishtinë, ndërsa me 29 mars do të udhëtojnë në Zurich për tu përballur me Zvicrën.

Në këto dy takimet Kosova do të drejtohet nga trajneri i ri, Alain Giresse, i cili ka nënshkruar kontratë me FFK-në deri në muajin nëntor të vitit 2023.

Para këtyre ballafaqimeve tifozët e Kosovës ‘Dardanët’ kanë premtuar se do të ofrojnë mbështetje të plotë për djelmoshat kosovarë në fushë, por që edhe presin që kombëtarja të rikthehet tek rezultatet e duhura.

‘Dardanët’ po ashtu kanë bërë të ditur se tifozët do të njoftohen me kohë për biletat e ndeshjes me Zvicrën.