Detaje nga aksidenti në Gllarevë, një i lënduar

Klina.infi pak më parë raportoi për një aksident trafiku mes 3 veturave në fshatin Gllarevë, të komunës së Klinës, policia ka dhënë detaje nga ky aksident

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova ka thënë se si pasojë e aksidentit, një person ka mbetur i lënduar i cili është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Klinë për trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 07:10 policia është informuar për një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të involvuara dy vetura dhe si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime, i njëjti është dërguar në Qendrën e Mjekësisë familjare në Klinë për trajtim mjekësor”, ka thënë Rugova