Dardanët nisen drejt Andorrës

Futbollistët e Kombëtares së Kosovës janë nisur drejt Andorrës, ku do të zhvillojnë ndeshjen e radhës për kualifikim në Euro 2024.

Nisja është bërë mëngjesin e sotëm nga Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari”, teksa ndeshja do të luhet nesër, më fillim nga ora 20:45.

Një pjesë e futbollistëve dardanë kanë stërvitur dje pasdite në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali, derisa disa prej lojtarëve që kanë arritur më vonë kanë bërë stërvitje në palestër në hotel.

Për ndeshjen me Andorrën, përzgjedhësi Primozh Gliha do të ketë mungesa të shumta, ngase përveç Vedat Muriqit të pezulluar, do të mungojnë edhe Ismajl Beka, Leart Paqarada dhe Shkëlqim Vladi, të cilët pësuan lëndime në ndeshjet e fundjavës me klubet e tyre, derisa në dyshim mbetet Edon Zhegrova, i cili është në pritje të rezultateve nga ekzaminimet e fundit mjekësore