Italia vazhdon luftën kundër COVID19, 369 viktima në 24 orë

Italia vazhdon luftën e saj kundër pandemisë në fazën 2 e cila vazhdon të kufizojë lirinë e lëvizjes tek qytetarët duke lejuar hapjen graduale të disa aktiviteteve.

Qeveria Conte ka komunikuar se dy ditët e para të kësaj faze janë pozitive e qytetarët italianë kanë treguar sens të lartë përgjegjësie e respektimi në rregullat e distancimit social.

“Nëse dhe kurba e pandemisë do të na e lejoj, shumë sektorë të ekonomisë që janë të mbyllura mund të hapen para datës së përcaktuar”, ka thënë për medita kryeministri Giuseppe Conte.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 369 viktima e 1,444 të infektuar më shumë.

Numri total i viktimave ka arritur në 29,864 e i të infektuarit në 214,457.

Persona aktual pozitiv me koronavirus në Itali janë 91,528

Ndërsa numri i të shëruarve është deri më sot 93,245 e janë 8,014 të shëruar të shëruar më shumë se një ditë më parë.

Për herë të parë numri i të shëruarve kapërcen numrin e personave aktual pozitiv me COVID-19.

Deri më sot në Itali janë kryer 2,310,929 tampone.