Java e 15-të e Superligës, sot dy ndeshje interesante

Sot do të zhvillohen dy ndeshje tepër interesante në futbollin kosovar.

Ndeshjet janë të vlefshme për javën e 15-të të AlbiMall Superligës së Kosovës.

Ndeshja e parë e ditës së sotme zhvillohet në stadiumin ”Sami Kelmendi” në Lipjan, ku Fushë Kosova do të luaj me Dukagjinin.

Skuadra e Fushë Kosovës është e parafundit në tabelë me 10 pikë të grumbuluara, ndërsaDukagjini ka 17 pikë dhe renditet në vendin e gjashtë.

Ndeshja tjetër e ditës së sotme luhet mes Feronikelit ’74 dhe Lirisë.

Dy skuadrat po kalojnë në krizë rezultatesh dhe janë në zonën e rrezikshme.

Feronikeli aktualisht është në pozitën e tetë me 12 pikë, ndërsa prizrenasit janë në vendin e fundit në tabelë, më 9 pikë të grumbulluara.

Të dy ndeshjet zhvillohen nga ora 13:00.