Selmanaj në mbrojtje të Hotit: S’ka faj për zhdukjen e 2 milion €, në Gjermani u vodhën 6.5€…!

Zëvendës kryeministri i Republikës, Driton Selmanaj i ka dal në mbrojtje shefit të tij, kryeministrit, Avdullah Hotit, rreth vjedhjes së 2 milionë eurove nga thesari i shtetit.

“Është turp me fajsu kryeministrin nëse një zyrtari papërgjegjshëm bën një veprim të tillë”, ka thënë ai.

Më tej, Selmanaj mori një shembull të vjedhjes në Berlinin zyrtar.

“Para dy dite e lexova një lajm 6.5 milionë euro vidhen në Doganën e Gjermanisë, a me fajësu Angela Mekrlein për këtë, a me fajësu qeverinë gjermane?”, u shpreh ai.

Sipas Selmanajt, VV-së i ka humbur gjykimi racional. “Krimineli, hajni ka emër të përvetshëm”, ka thënë ai.