Në Spitalin e Pejës 62 pacientë me COVID-19, nëntë prej tyre në gjendje më të rëndë

Aktualisht, në Spitalin e Pejës, janë duke u trajtuar 62 pacientë me coronavirus, ndërsa nga ky numër 40 janë në oksigjeno-terapi dhe nëntë në gjendje më të rëndë.

Gjatë 24 orëve të fundit, dy pacientë janë shëruar nga coronavirusi.

Trajtim emergjent shëndetësorë për 24 orë, në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë kanë marrë 216 pacientë, ndërsa 18 prej tyre janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

Katër lindje kanë qenë gjatë ditës së djeshme, Një normale dhe tri me prerje cezariane. Janë lindur katër foshnje, dy të gjinisë mashkullore dhe dy të gjinisë femërore.

271 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 4,097 analiza, ndërsa janë kryer 11 operacione