Klina që 20 vite pa ujë të pijes.

Ka rreth 20 vite nga përfundimi i luftës dhe qyteti i Klinës ende vuan nga mungesa e ujit të pijshëm.
Qytetarët janë të detyruar që ujin ta sigurojnë nga qytetet tjera më të afërta si Peja e Istogu edhe pse qyteti jonë është i rrethuar me lumenjë.
Kryetari Elezaj ka premtuar gjatë mandatit të tij që ky problem do të jetë prioritet i tij për ta zgjidhur.
Qytetarët e Klinës për Klina.info treguan që janë të lodhur nga kjo gjendje, dhe shpresojnë që sa më shpejt t’i vie fundi. Atyre s’iu ka mbetur gjë tjetër përveqse të shpresojnë që kryetari ta mbaj premtimin e tij dhe ta zgjidh këtë problem njëherë e përgjithmonë./klina.info/