Kompensohet mungesa e Flamujve kombëtar në Pejë! Shpaloset një me përmasa gjigande(Foto)

Në prag të 20 vjetorit të çlirimit të qytetit, anëtarë të shoqatës ‘Çamëria’ dhe qytetarë të shumtë kanë shpalosur në qendër të Pejës sonte një Flamur kombëtar, të munguar kësaj radhe në Pejë.

Flamuri kuq e zi i përmasave gjigande ka mbuluar sheshin e qyetit dhe është pritur me ovacione e duartroktje nga qytetarët pejan.

Njeshi ka raportuar tash e dy ditë se në Pejë, në këtë përvjetor ka munguar stolisja institucionale e qytetit me flamuj kombëtarë, gjë që ka zgjuar reagim qytetar./Kllina.info