Del në shitje vetura e parë e Maradonas

Nëse dëshironi të jeni pronar i veturës së parë të Maradonës, kjo është gjëja e duhur për ju.

Vetura e parë e Diego Armando Maradonas është Fiat 128 CL (128 Evropa në Argjentinë) nga viti 1982 dhe shitet në ankand nëpërmjet faqes së internetit xave.market si një strukturë virtuale NFT.

Vetura u gjet në vitin 2003 në një kafaz pulash në periferi të Buenos Aires, të cilën legjenda e futbollit e bëri dhuratë në ditën e Krishtlindjeve në vitin 1982, pasi u bë kampion me Boca Juniors në vitin 1981 dhe kur u transferua në ekipin argjentinas nga Barcelona.

Maradona e ka vozitur pak këtë veturë dhe kryesisht e ngiste herë pas here kur kthehej në shtëpi ndërsa në Napoli në vitin 1984, ai mund të shihej në qytet pas timonit të një Ferrari Testarosse ose një Porsche 911 Carrera 2 Cabrio. 964.

Kështu, vetura humbi gjurmët për vite me radhë derisa u gjet nga koleksionisti i veturave, Martin Varone, i cili ndërkohë u bë pronar.

Sot, Fiat 128 i Diego-s shitet në formën e NFT dhe mund të merret vetëm duke paguar në kriptovaluta.

Blerja e tokenit NFT përfshin një veturë, kuponi dixhital do të shërbejë si provë e origjinalitetit të veturës dhe nisma u miratua nga avokati Matthias Morla, menaxheri i fundit i kampionit argjentinas.