Prof. Hajdin Morina NJËZET VJET

NJËZET VJET

Po, sot rrafsh njëzet vjet
u bënë,
sepse prej vitit 1999
deri më 2019
bëjnë rrafsh njëzet vjet.

Njëzet vjet Kosova më e re është
dhe më e bukur është
për njëzet vjet.

Njëzet e një vjet e pak më shumë i bënë
fëmijët që lindën
më 28 nëntor 1997
kur Ushtria foli në Llaushë,
njëzet e një vjet e pak më shumë.

Njëzet e një vjet e pak më shumë
i bëri Ademi që u ringjall,
njëzet vjet e pak më shumë
sot i kanë
fëmijët që lindën në Bllacë.

Njëzet vjet sot më të vjetër janë
Bill Clinton
Wesley Clark
Madeleine Albright
që erdhën në Prishtinë
në festën e lirisë.

(12 qershor 2019)
Nga prof.Hajdin Morina