Në një aeroport të Gjermanisë për 139 euro mund të bëhet testi i shpejtë për koronavirus

Kompania “Lufthansa” e Gjermanisë po u ofron pasagjerëve test për koronavirus në aeroportin në Frankfurtit, rezultatet e të cilit mund t’i marrin brenda disa orësh. Kjo bëhet për ta shmangur karantinimin në vendin drejt të cilit nisen, transmeton Gazeta Sinjali.

“Kjo procedurë duhet t’u japë udhëtarëve mundësinë që të testohen para fluturimeve jashtë vendit ose në Gjermani, në mënyrë që ta shmangin karantinën”, tha Björn Becker, drejtori i “Lufthansa”.

Ai shtoi se për pasagjerët nga Gjermania në vende si Emiratet e Bashkuara Arabe, testi para fluturimit do të jetë i mjaftueshëm, ndërsa autoritetet kineze mund të kenë kërkesa shtesë pas uljes.

“Lufthansa” ka njoftuar se do ta marrë në konsideratë ofrimin e një shërbimi të ngjashëm në Mynih.

Pasagjerët e kësaj kompanie që dëshirojnë të përdorin këtë shërbim në Aeroportin e Frankfurtit do të duhet të paguajnë deri në 139 euro për testin e shpejtë dhe 9 euro shtesë për ta bashkangjitur rezultatin e verifikuar me të dhënat e pasaportës së tyre. Një provë më e ngadaltë, e cila jep një rezultat në gjashtë deri në tetë orë, është në dispozicion për 59 euro, sipas Financial Times.

SHARE