Kurti: Së pari tërheqja e huliganëve, pastaj ulja e numrit të policëve dhe normalizimi i veriut

Kurti: Së pari tërheqja e huliganëve, pastaj ulja e numrit të policëve dhe normalizimi i veriut

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se rrugëdaljen nga tensionet në veri e sheh në një “rrugë të drejtë me dy shirita”. Sipas tij, fillimisht duhet të tërhiqen huliganët nga rrugët e pastaj të ulet numri i policisë së pranishme në veri, dhe në të njëjtën kohë të avancohet me implementimin e marrëveshjes.

“Po punojmë shumë të gjejmë rrugëdaljen. S’duhet të jetë rrugë e lakuar, por me dy traka. E para të dilet nga kriza me sundim të ligjit, huliganët në Serbi ose në burg në Kosovë, e më pas ulja e numrit të policisë dhe normalizim të situatës dhe implementimi i shpejtë, i plotë, pa shtyrje e pakushte i marrëveshjes së Brukselit”, ka thënë Kurti në Forumin e Bratislavës.