Emri i 22 vjeçarit që vdiq në Prishtinë, dyshohet se nga mbidoza

Një rast tragjik ka ndodhur sot pas mesdite në rrugën “Abdurrahman Shala” në kryeqytet, ku një person u gjet pa shenja jete.

Burime të Indeksonline pohojnë se bëhet fjalë për 22 vjeçarin Art Hasku, i cili u gjet i vdekur në shtëpinë e tij.

Dyshimet e para pohojnë se Hasku ka ndërruar jetë si pasojë e mbidozës nga lëndët narkotike.

Rasti është duke u hetuar nga njësitet relevante të policisë dhe mjekësisë ligjore./