Në 24 orët e fundit në Kosovë ndodhën 44 aksidente trafiku dhe u dënuan afro dy mijë shoferë

Në 24 orët e fundit në Kosovë kanë ndodhur 44 aksidente trafiku, 11 prej tyre me persona të lënduar, kure 33 tjerë raportohet të kenë qenë vetëm me dëme materiale.

Policia gjithashtu në 24 orët e fundit ka dënuar 1 mijë e 886 shoferë të cilët nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit.

Ndërsa, 414 qytetarë janë dënuar për shkak se nuk kanë respektuar masat antiCOVID.

Të mërkurën janë arrestuar edhe 27 persona, ku 18 prej tyre janë dërguar në mbajtje.