Numërohen 98.47% e votave, këto janë rezultatet e fundit 

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) është duke iu afruar përfundimit të numërimit të votave për zgjedhjet e 6 tetorit.

Rezultatet vazhdojnë të jenë të pandryshueshme, ku prinë LVV, pasuar nga LDK.

Tani kur janë numëruar 98.47% të votave, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë  200.953, vota apo 25,51%. Lidhja Demokratike e Kosovës ka 195.534 vota, apo 24,82%, Partia Demokratike e Kosovës ka 167.402, apo 21.25%.

Koalicioni AAK-PSD ka marrë 90.839 vota apo 11,53%. Koalicioni Nisma-AKR-PD vazhdon të mbetet nën pragun e zgjedhor, pasi ka marrë 38.639 vota apo 4.90%.

Rezultatet preliminare nuk përfshijnë votat me kusht, votat me postë edhe votat e personave me nevoja te veçanta.