Ky është personi që u vra në Prishtinë

Një person është vrarë në Prishtinë, saktësisht në rrugën “Ndue Perlleshi”, rreth orës 17:00.

Personi i vrarë është biznesmeni A. K.

Sipas po këtyre burimeve, biznesmeni dyshohet se është vrarë nga babai i tij.

Vrasjen e ka konfirmuar, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 17:00 policia ka marrë informatën per nje vrasje te ndodhur ne rrugen ” Ndue Perlleshi” ne Prishtinë. Menjëhere pas marrjes se informates policia ka dale ne vendin e ngjarjes dhe po ndermerr te gjitha veprimet e nevojshme qe konsistojne ne  hetimin e rrethanave qe karakterizojne ngjarjen”, ka thënë Ahmeti për Insajderin.

Edhe personi i cili dyshohet se është vrasësi, është arrestuar nga Policia.

“Nje person eshte arrestuar si dhe eshte konfiskuar nje arme qe dyshohet te jetë arma e  perdorur ne rast. Aktualisht jemi ne fazen  fillestare të ndërmarrjes se veprimeve hetimore dhe atyre të ekzaminimit te vendngjarjes ne funksion te ndriqimit te plote të ketij rasti​”, ka theksuar Ahmeti